Një grua e cila u qëllua fatalisht brenda Capitolit të SHBA të Mërkurën u identifikua më vonë si Ashli Babbitt, një veteran prej 14-vjetesh e Forcave Ajrore të SHBA që jetonte në San Diego, sipas raporteve.

Babbitt ishte një mbështetëse e fortë e Presidentit Trump, tha burri i saj për FOX 5 të Uashingtonit.

Raportet e hershme thanë që gruaja u qëllua në gjoks dhe u transportua nga ndërtesa pak para orës 3 të pasdites, tha Departamenti i Policisë Metropolitane Washington, D.C.,për Fox News. Departamenti i policisë më vonë konfirmoi se një oficer policie kishte qëlluar kur u përpoq të kontrollonte turmën brenda Capitolit.

Tre persona të tjerë vdiqën nga çështje të lidhura me shëndetin, thanë zyrtarët.

VERITAS.COM.AL