Shënim i ditës/

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kujdesen për të gjitha detajet e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, në mënyrë që në shtator të nisë me kapacitet të plotë “gjuetia e peshqve të mëdhenj” të politikës shqiptare.

Ka qenë kreu i Këshillit të Larë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ai që ka deklaruar se pas fillimit nga puna për ngritjen e SPAK, shumë shpejt do nisë ngritja dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por shqiptarët duhet të presin dhe disa javë, sepse prokurorët e BKH do të trajnohen nga forcat speciale amerikane të FBI për disa muaj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Edhe ngritja e BKH është shumë afër. Publiku duhet të përgatitet për disa procedura teknike në ngritjen e saj dhe trajnimin e prokurorëve. Duhet që disa prej prokurorëve që do hyjnë në garë të kalojnë në Vetting dhe më pas të futen në trajnim. FBI do të trajnojë prokurorët e BKH dhe trajnimi do të bëhet në bazën më të madhe të trajnimit të FBI në SHBA”, deklaron kreu i KLP.

Me mbështetjen amerikane, struktura e Posaçme AntiKorrupsion do të nisë punën shumë shpejt dhe niveli goditës i saj do jetë shumë i madh, lajm që ka sjellë alarm tek politika e korruptuar shqiptare.

Veritas.com.al/