Një artist Italian ka përdorur traktorin për të transformuar fushën diku afër qytetit italian Verona, në një portret gjigand të presidentit Rus Vladimir Putin- raporton AP. Këtë e ka bërë në prag të samitit të G20 që do të mbahet me 7 dhe 8 korrik në Hamburg të Gjermanisë.
Në një gjatësi lineare toke prej 135meter (443-këmbë) – shfaqet një portret i madh i Putin i krijuar nga artisti Dario Gambarin, mund të shikohet vetëm nga lart.
Gambarin krijoi nj portret të ngjashëm në tokë për Donald Trump dhe kandidaten Demokrate Hillary Clinton gjatë garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.
Artisti thotë se nuk e ka matur fushën para se të fillonte vizatimin, por e krijoji imazhin gjigand me sy të lirë dhe me shkathtësinë e traktoristit.
Gambarin e kufizon krijimin e tij në një periudhë të shkurtër mes njërës periudhë të të korrave dhe periudhës së të mbjellave; që do të thotë se portreti i Putin do të hiqet pas pak ditësh.
Veritas.com.al/