AFP / Josh Edelson
Një helikopter bën një hedhje uji në Kanionin e lumit Feather në lindje të Paradise, Kaliforni
Mijëra zjarrfikës u ndeshën me flakët në Kaliforninë veriore dhe jugore të martën pasi ekipet e rikuperimit te trupave kane kontrolluar mbetjet e shtëpive dhe makinave të karbonizuara për viktimat e zjarreve më vdekjeprurëse në historinë e shtetit amerikan.
Të paktën 44 te vdekur janë raportuar deri më tani nga zjarret kaq larg nga fundi i sezonit dhe qindra njerëz që nuk i janë përgjigjur apelit ka gjasa të rritet.
Shumica e viktimave janë raportuar nga qyteti i Paradise, me popullsi 26,000,në ultësirën e maleve Sierra Nevada rreth 130 kilometra në veri të Sacramento.
Paradise, e cila është shtëpia e shumë pensionistëve dhe që ka përjetuar një vjeshte me thatësirë te pa zakonte , u rrafshua pothuajse në tokë nga flaka “Camp Fire” qe shpërndahej shpejt.
Banorët kanë rrëfyer histori të hidhura të ikjes nga zjarri në këmbë me pak më shumë se rrobat e trupit.
Të tjerët ja mbathën duke ngarë makinat përmes tuneleve te tymit dhe zjarrit, ndërsa flakët përfshinin makinat e tyre në rrugët e mbyllura nga makina të braktisura.
Melissa Schuster, një anëtare e këshillit të qytetit Paradise, i tha ABC News se i gjithë qyteti “është një shkretëtirë toksike ne këtë moment .”
Veritas.com.al/