Presidenti i FIFA, Gianni Infantino i tha presidentit Vladimir Putin të Premten se bota është “e dashuruar’” me Kupën e Botës të mirëpritur nga Rusia dhe e çmoi atë për kapërcimin e stereotipave negative rreth vendit të tij.
Infantino foli në një takim me Putin dhe me ish- yjet e botës në futboll, duke përfshirë edhe mbrojtësin Anglez, Rio Ferdinand dhe me ish- portierin Danez, Peter Schmeichel.
“Ne të gjithë ndjehemi në dashuri me Rusinë”, tha Infantino në ngazëllim gjatë një takimi me Putin në Kremlin.
“Kushdo që ka qenë këtu për një periudhë kohe tani ka zbuluar një vend që ne nuk e njihnim”.
Pavarësisht tensioneve të larta me Perëndimin, Putin ka drejtuar turneun e një Botërori të mirë- organizuar.
Veritas.com.al/