(Foto nga: FRANCOIS GUILLOT/AFP/Getty Images)/
Eric Drouet, një nga figurat kryesore në lëvizjen franceze “Gilets Jaunes” (Jeleket e Verdhe), është arrestuar për organizimin e një eventi pa një deklaratë paraprake.
Zoti Drouet, i cili ka qenë një nga figurat kryesore të Jelekëve te Verdhë dhe është shfaqur shpesh në mediat franceze, u arrestua të mërkurën, ndërsa kryesonte për Champs-Élysée pasi kishte bere thirrje per një demonstrim spontan online, sipas një prokurori të Parisit, raporton Le Figaro.
Arrestimi nuk është i pari për Drouet, i cili u morr nen arrest gjithashtu në demonstratën e “Akt VI” në 22 dhjetor sepse ishte në posedim të një arme të paligjshme kur ai u kap duke mbajtur një shkop.
Aktivisti i Jelekut të Verdhë erdhi në ngritje ne rang kombëtar në Francë pas një paraqitjeje në median BFMTV, në të cilën ai sugjeroi që protestuesit të mobilizohen dhe të hyjnë në Pallatin Elysées, selia e Presidentit francez Emmanuel Macron.
Kritikët u përplasën me Drouet, duke pretenduar se ai kishte bërë thirrje për përmbysjen e udhëheqësit francez, dhe megjithëse Drouet mohoi akuzat ai kishte marrë një vizitë nga policia pas transmetimit të programit.
Aktivisti i shquar nuk ishte i vetmi anëtar i Jelekëve te Verdhë që u arrestua këtë javë. Në Vesoul, një 51 vjeçar u arrestua pasi përmendi fjalën “gijotinë” për një anëtar të La Republique En Marche të Presidentit Macron! (LREM) dy herë. Ai u akuzua për “kërcënime ndaj një anëtari të zgjedhur të kombit”, sipas prokurorëve.
Deri më tani ka pasur gjithsej 216 aktivistë të Jelekëve te Verdhe, të marrë në burg, qoftë të dënuar ose në pritje të gjykimit, numri më i madh i burgosjeve për një lëvizje shoqërore në Francën moderne. Midis periudhës 17 nëntor deri 17 dhjetor, policia arrestoi 4,570 individë të lidhur me lëvizjen e protestës.
Protestat e Jelekëve të Verdhe po tregojnë pak shenja se do ndalojnë, pavarësisht disa lëshimeve nga qeveria Macron. Aktualisht, protestuesit po shtyjnë për miratimin e Referendumit të Nisur nga Qytetarët (RIC), një mjet i drejtpërdrejtë i demokracisë që do të lejonte që ligjet të votoheshin ose të shfuqizoheshin me referendum popullor.
RIC gjithashtu mund të përdoren për të zhvendosur politikanët nga zyra dhe për të bërë ndryshime të mundshme në kushtetutën franceze. Në një sondazh të fundit, 80 për qind e francezëve thanë se kishin miratuar propozimin e RIC.
Veritas.com.al/