Detaje të reja kanë dalë lidhur me grabitjen e ndodhur sot në Fier.
Mësohet se dy persona të armatosur janë futur në një pikë këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin një sasi parash.
Në momentin e parë, pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha, dhe i afërmi i tij, Agur Venozi, janë përleshur me autorët, grabitësit kanë qëlluar në drejtim të tyre, duke i lënë të plagosur.
Pas grabitjes, autorët janë larguar me një makinë, ndërsa policia është lajmëruar menjëherë për ngjarjen, duke u vënë në ndjekje të tyre.
Makina e grabitëseve është pikasur nga policia, çka ka bërë që Denis Fyrja nga Vlora, njëri prej autorëve, të braktisi makinën dhe të hidhet në lumë për t’i shpëtuar arrestimit.
Por, manovra e tij ka dështuar, pasi blutë e Fierit kanë qenë shumë afër, duke e neutralizuar dhe i vendosur prangat.
Atij i është sekuestruar edhe çanta me lekët që kishte marrë në Exchange, ndërsa blutë pas orësh ndjekje kanë vënë në pranga edhe autorin e dytë si dhe shoferin e makinës me të cilën grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, kur pritet edhe transportimi i tyre drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.
(UPDATED)
Kapen autorët e grabitjes
Dy persona kanë mbetur të plagosur sot paradite në Fier si pasojë e një grabitje të një pike këmbimi valutor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në qytetin e Fierit pranë shkollës “Janaq Kilica” , ku dy persona hynë brenda pikës së këmbimit dhe një tjetër i priste jashtë.
Të plagosurit janë Gezim Hoxha pronar i pikës së këmbimit valutir dhe pronari i godinës Agur Vrenozi, të cilët dyshohet se janë qëlluar me kallashnikov.
Gazetarja e Ora News në Fier Inelda Vallja raporton se pronari i godinës ka dëgjuar britmat e punonjëses së këmbimit valutor dhe është afruar për ta ndihmuar. Në banak ishte edhe pronari i pikës së këmbimit. Autorët e grabitjes kanë përdorur një makinë të vjedhur.
Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre është dwrguar për Tiranë për mjekim me të specializuar.
Pas krimit, tre autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes por vetëm pak minuta më vonë njëri prej tyre, Denis Fyrja u arrestua në fshatin Baltës me një çantë me një sasi të konsiderueshme me para.
Ndërsa dy të tjerët u arrestuan rreth dy orë pas ngjarjes. Policia po vijon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes.
Veritas.com.al/