2,631

CHRIS TOMLINSON

Qeveria e re e koalicionit të majtë të Finlandës ka caktuar një kabinet me shumicë gra që marrin dymbëdhjetë nga postet ministrore, dhe shtatë për burrat.

Qeveria e re, e cila konsiston ne pesë parti, të gjitha prej tyre qe drejtohen nga gra dhe të gjitha, jo vetem njëra udhëhiqen nga gra nga brezi i mileniumit, njoftoi të martën emërimet ministrore nën udhëheqjen e re të kryeministres së majtë Socialdemokrates, Sanna Marin,raporton Reuters.

Lideret e pesë partive që përbëjnë koalicionin qeverisës janë tani ministre.

E fundit midis lidereve të partive është vetë kryeministrja 34-vjeçare Sanna Marin, e cila gjithashtu e ka përshkruar veten si të majtë dhe u drejtohet kolegëve të saj të partisë si “shokë”.

Marin do përballet me sfidën e saj të parë si udhëheqëse Finlandeze javën e ardhshme kur një mocion besimi pritet të mbahet për qeverinë e re të martën.

Ndërsa Marin fitoi me lehtësi një votim, për të konfirmuar kreun e saj në qeveri nga 99 me 70 në fillim të javës,nje total prej 30 deputetësh nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.

VERITAS.COM.AL/