Zonja e Parë e Sirisë ka kundërshtuar marrëveshjen për ofertë për të kaluar e sigurt jashtë vendit ku po bëhet luftë.

Ajo tha se do të qëndrojë në krah të burrit të saj.

Asma al-Assad bëri të qartë se besonte se këto oferta që t’i japin shtëppi të re, janë përpjekje për të minuar presidencën e burrit të saj Bashar.

Në një intervistë me një televizion, të mbështetur nga qeveria,ajo refuzoi të tregojë se kush ia bëri ofertën.

Zonja Assad gjithashtu falenderoi Rusinë për “përpjekjet fisnike”  në mbështetje të regjimit.

Zonja  Assad, që i ka faqet e mediave sociale plot me fotografi të saj duke u takuar me jetimë dhe të lënduar, i tha televizionit “Rusia 24” se “kam qenë këtu që në fillim dhe nuk mendoj se do të jem diku tjetër”.

“Po, më është ofruar mundësia që të largohem nga Siria. Këto oferta përfshijnë garancitë për siguri dhe mbrojtje për fëmijët e mi, madje edhe siguri financiare.”

“Nuk ka gjeni që të kuptojë se çfarë njerëzish qëndrojnë realisht pas këtyre ofertave. Por që janë përpjekje të paramenduara për të thyer besimin e popullit te presidenti, kjo është e kuptueshme”.

http://ichef-1.bbci.co.uk/news/624/cpsprodpb/41CF/production/_91974861_5ae5deec-3028-453f-99b8-380485d4278f.jpg