Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga seancat plenare deputetët e PD Flamur Noka dhe Elda Hoti për ngjarjet e seancës së fundit parlamentare.

Noka është përjashtuar për 20 ditë, ndërsa Hoti për 10 ditë. Sakaq, për deputetët Albana Vokshi nga PD dhe Taulant Balla nga PS, nuk janë marrë masa.

Kujtojmë se Flamur Noka qëlloi me shishe ujit kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa Elda Hoti i mori kartën e deputetit Bora Muzhaqit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *