Nga: L. Skiro/
Sot, reporteri i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein ka vizituar zyrat e dy partive të opozitës: PD dhe LSI. Që nga Brukseli është nisur me vrik, me plot sigurinë e them-, i shtyrë nga detyra e shefave për të mbrojtur qeverinë Rama nga revoltat popullore.
Ose është thërritur nga vetë kryeministri Rama, ose është dërguar nga nëpunës të tjerë të PE sorosianë.
Vetë zoti Flechkenstein- një aktivist i paepur majtist i Hamburgut në Gjermani, hyri në radhët e politikës së BE dhe PE njësoj siç hynin në radhët e Partisë së Hoxhës ‘aktivistë nga klasa punëtore’. Knut Fleckenstein është një aktivist ambicioz i të majtës, por i pa- shkolluar përfundimisht.
Ai, bash për arsye ‘besnikërie’ u zgjodh nga George Soros si i përshtatshëm për t’u pajisur me favore në fonacionin dhe në NGO-të e tij. Edhe media në Shqipëri ka publikuar disa dokumente ku vërtetohet angazhimi dhe përfitimi i tij në organizmat e Soros. Sa herë është paraqitur për asistencë ndaj politikës në Shqipëri, në kohë krizash, ka mbajtur anën e qeverisë majtiste. Asnjë herë nuk ka mbajtur anën e “Demokracisë”, as edhe për koperturë ‘europianisti’; por vetëm ka kërkuar zgjidhje me marifete teknike për të shpëtuar grupimet e Soros në politikë.
Kësaj here zbarkon në Shqipëri në një moment shumë delikat për qeverinë “e tij’. Revoltat popullore mund të përfshijnë mbarë vendin dhe qeveria do të detyrohet të tërhiqet. Para këtij rreziku ai rrezikon edhe karrierën në PE- instititucion thuajse i dominuar nga Soros. Mbi të gjitha rrezikohet sado pak influenca e Soros në vendin tonë dhe në rajon, që po i zë frymën zhvillimit të vendit, po aplikon strategjinë e kriminalizimit dhe narkotizimit në vend dhe po lufton kundër aleatit më të madh të kombit, Shtetet e Bashkuara.
Edhe në zyrate PD ai ka gjetur një numër jo të vogël nga militantë të fondacioneve të Soros, duke nisur që nga kryetari i PD dhe të zgjedhurit e tij. Fakti që fillimisht takoi liderët e opozitës dhe bëri sikur e harroi aleatin e afërt në qeveri, shfaq hapur qëllimin për tu kamufluar.
Por, padyshim, zoti Fleckenstein, vjen për të shuar flakën e revoltave. Taktika e tij për të kapur partitë e opozitës, kësaj here mund të mos funmksionojë mirë, pasi revoltat qytetare ndodhen jashtë influencave politike të partive dhe do të zhvillohen në rrugën e tyre. Ndoshta prej këtyre revoltave do të lindin grupime politike të besueshme për qytetarët e vendit.
Veritas.com.al/