Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve.

Pjesë nga deklarata

Delegacioni i PACE është në dijeni dhe ishte sfidë për të bërë zgjedhjet ne pandemi, në përgjithësi votimi ishte i suksesshëm dhe janë shënuar disa probleme, disa QV kishin probleme me votimin e njerëzve me aftësi të kufizuar, në disa ka pasur grumbullime, po në përgjithësi sukses.

Shit blerja e votës mbetet problem serioz, ka një ndikim negativ për besimin në procesin zgjedhor apo presioni që mund të jetë bërë. Dita e djeshme më e mirë se ditët e fushatës.

E kuptojmë që s’është e lehtë të verifikosh shkeljet të gjitha, ne jemi vëzhgues, jo hetues. Delegacioni pret që të jetë i informuar në ditët në vazhdim, raporti do miratohet në 28 maj, dua të përmendim se PACE , ashtu si kurse dhe Venecia janë të gatshëm për të vijuar dhe përmirësuar kornizën zgjedhore.

Vëzhgimi është bërë që nga marsi në të gjitha qarqet duhet ndërtuar besim në zgjedhje në Shqipëri. Procesi i identifikimit ishte i rëndësishëm , por për numërimin, që vazhdon deri tani, dita e zgjedhjeve ishte transparente .

Kam vizituar Durrësin, Elbasanin , Beratin kam takuar kandidatë, shoqëri civile. Kemi dëgjuar edhe deklaratat për shit blerje votash. Do të rrimë këtu edhe gjatë javës në vijim. do ndjekim çdo ankesë dhe problem, do të shkruajmë raportin tonë përfundimtar.

Ngjarja më e rëndë për fat të keq ishin këto incidente që shkaktuan vuajtje njerëzore. Ngjarja më e rëndë ajo e Elbasanit. Duhet të ketë dënim dhe ndëshkim për këtë rast”.

VERITAS.COM.AL