Florida ekzekutoi një të burgosur të Enjtën i cili ishte dënuar për vrasjen e dy personave një natë kur ishte i dehur, dekada më parë.
Michael Lambrix, 57 vjeç, vdiq nga inxheksioni vekjeprurës në ora 10.10 pasdite në Shtetin e Floridas në rajonin Bradford.
Në fjalët e tij të fundit, Lambrix tha: “ Dua të them që Zoti të më falë”. Ai ricitoi fjalët, duke përfunduar me frazën e shkurtër”na çliro nga djajtë”, kur zëri i tij mbaroi në moment.
Kur ai mbaroi fjalët dhe kokteili i ilaçit nisi të hyjë në vena, nuk zgjati më shumë se pesë minuta, derisa buzët i morën ngjyrën blu dhe u shtri i pa lëvizur. Doktori kontrolli gjoksin me stetoskop dhe dalloi dritë në të dy sytë para se të shpallte vdekjen e tij.
Lambrix është i burgosuri i dytë që u dënua me vdekje nga shteti, qëkurse Florida rifilloi ekzekutimet në muajin Gusht.
Veritas.com.al/