
Fundjava rikthen fluksin në pikën kufitare të Morinës që lidh Shqipërinë me Kosovën.
Qindra automjete nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar për pushime.
Sipas policisë kufitare në këtë pikë doganore, mësohet se që prej orës 02:00 të mëngjesit të sotëm kanë kaluar kufirin rreth 20 mijë shtetas nga Kosova.
Për të mos krijuar radhë në kufi, autoritetet punojnë me procedurë të përshpejtuar.