Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në mbyllje të vizitës dy javore në Tiranë, konstaton se perspektiva ekonomike e Shqipërisë është e favorshme, por në 2019 parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike, ndryshe nga pritshmëritë.
Për periudhën afatmesme, rritja ekonomike pritet të jetë afër nivelit 4%, por për ruajtjen e këtij ritmi, Fondi i sugjeron qeverisë shqiptare ndërmarrjen e disa reformave.
Risqet kryesore vijnë nga borxhi i lartë publik dhe dobësitë në financat publike. Ndaj FMN rekomandon konsolidim të mëtejshëm fiskal. Por kjo nuk do të thotë aspak rritje taksash. Por sa mund të ndikojë klima politike në përkeqësimin e treguesve ekonomikë për 2019?
FMN i ka ripërsëritur qeverisë shqiptare kërkesën për të ndalur propozimet e pa kërkuara për dhënien e kontratave të Partneritetit Publik Privat për shkak të riskut të lartë që kanë për buxhetin dhe ekonominë, si dhe rishikim të nismës për korporatën e investimeve shqiptare. (Tv Klan)
Veritas.com.al/