SPAK ka finalizuar një tjetër një tjetër operacion të suksesshëm në goditje e grupeve të strukturuara kriminale, ku janë arrestuar nga FNSH prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, arbitra ndeshjes futbolli si dhe zyrtarë të klubit të futbollit.

Prokurori i Sarandës, Sali Hasa është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësisë. Urdhri për arrestimin e tij argumentohet nga SPAK se ka ardhur pasi janë siguruar prova të mjaftueshme pas një hetimi të gjatë.

Në pranga është vënë edhe Napolon Hodaj, oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të këtyre hetimeve është arrestuar edhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”.

Gjithashtu gjykata ka caktuar masën “arrest në shtëpi”, për Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’dhe  Hysen Korenica ,ish ekspert mjeko – ligjor, për “Ekspertim i rremë”. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.

VERITAS.COM.AL