Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer një operacion të gjerë në Durrës dhe Shijak ku kanë arrestuar disa persona.
Mësohet se janë lëshuar 17 urdhër ndalime për punonjës të policisë, inspektorëve të IMT-së dhe njësisë vendore Manëz.
Ata dyshohet se janë përfshirë në akte korruptive dhe kanë shpërdoruar detyrën duke mosndërhyrë në ndërtimet pa leje.