Moti i keq, stuhia e pazakontë dhe shirat e shumta ka shkaktuar incidente në portin e Durrësit.
Një anije është përplasur me tre peshkarexha dhe rreziku për incidente të tjerë është prezent.
Për pasojë 2 peshkatarë mbetën të lënduar dhe u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.
Peshkatarët kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por pa pasoja serioze për jetën.
Anija e mallrave “Fides” është përplasur me tre peshkarexha, ndërsa si rezultat kanë mbetur të plagosur dy peshkatarë.
Peshkarexha “Karmela” është dëmtuar më tepër se 2 të tjerat, ndërsa trageti nuk ka pësuar dëmtime.
Forcat e Sigurisë Portuale kanë marrë masa për stabilizimin e situatës së krijuar nga stuhia detare dhe fortunali i mesditës së sotme.
/Veritas.com.al/