Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo e ka cilësuar Shqipërinë si një vend që duhet të jetë i nderuar për mbështetjen që ka bërë për hebrenjtë në luftën  e dytë botërore.

Më tej Pompeo ka thënë se Shqipëria është një vend mik i SHBA, ndërsa ka shtuar se duhet të punohet më tej për të garantuar jetesën në paqe të çdo personi.

Në fund Pompeo e ka mbyllur fjalimin e tij me shprehjen: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptarë.

Fjala e Pompeo:

“Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Pas Holokaustit Shqipëria bëri një rol shumë të madh duke u kthyer në strehë për hebrenjtë. U dhatë dokumente false për të mbijetuar,. Ka pasur më shumë hebre në Shqipëri sesa para luftës. Dhe nder për Shqipërinë dhe tolerancën e saj. Për të luftuar antisemintizmin. Duhet të ngrimë zërin. Duhet ta identifikojmë këtë fenomen dhe për ta luftuar. Siç tha Trump duhet të ketë një fushë të barabartë. Kemi parë të përhapje të semintizmit në vende me shumicë myslimane. Le të garantojmë lumturinë e çdo personi dhe të jetojmë në paqe. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptarë.” tha Pompeo.

VERITAS.COM.AL