Në Tiranë po mbahet Forumi Ekonomik. I pranishëm në këtë forum që në fokus është iniciativa e investimeve të së ardhmes, është edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij falënderoi presidentin Macron për mbështetjen duke thënë se është nder për punën e përbashkët.

“Dua ta nis duke falënderuar nga zemra Richard dhe Sesilia që mbajtën premtimin për t’u rikthyer me shumë njerëz me vete. Dhe po ashtu jam i kënaqur që kemi këtu edhe një mik shumë të shtrenjtë presidentin Macron që vjen në Tiranë për herë të dytë, pas një periudhe 110 vjecare ku nuk na kishte ardhur asnjë president. Të flasësh përpara Emmanuel nuk është më e mira që mund të bësh, pasi ai vjen nga një jetë e mëparshme ku i është dashur të merret me biznes, ndërsa unë të merrem me ngjyra dhe ekspozita. Pra Richard na ke vënë në një garë të padrejtë, por mendoj që është një mënyrë për të folur edhe për tarifat e padrejta. Dua të falënderoj edhe një njeri që është kaq i admiruar, Jasir faleminderit shumë që erdhe dhe sollët këtë platformë të mrekullueshme”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *