Të dielën e kaluar ka pasur reshje bore në Sahara. Mijëra njerëz kanë vrapuar për në qytetin Ain Sefra të Saharasë së Algjerisë, për të shijuar borën.
Disa thanë se kishte rënë 40 cm. Borë, por zyrtarisht është thënë se ka rënë vetëm 20 cm.
Fotografët më të mirë të Botës u gjenden aty menjëherë pas lajmit; ata i dhuruan botës mediatike pamje të mrekullueshme nga aparatet e tyre.
Karim Bouchhetata, një nga fotoreporterët që solli foto të rralla, tha: “U mahnitëm kur u ngritëm dhe pamë borë. Bora qëndroi gjithë ditën e diele; vetëm nga ora 5 pasdite nisi të shkrijë”, tha ai.
Ja pamjet mahnitëse që ofron media: