New York City/ Në një raport special të monitoruesit televiziv, Bret Baier të Fox News, të publikuar ditën e Mërkurë, thuhet se sipas një “informacioni të brendshëm” nga Fondacioni Clinton, hetmi i FBI dhe padia ndaj Fondacionit, janë në rrugë.

“E theksoj përsëri e përsëri se të gjitha burimet rreth kësaj çështjeje thonë “Po”, hetimet do të vazhdojnë edhe në qoftë se Hillary Clinton mund të fitojë mbi Trump në ditën e zgjedhjeve, tha Baier të mërkurën në mbrëmje ne Fox News.

Burimi i tij ka thënë, siç shtoi Baier, se “ka plot e plot prova”.

“Dhe duke mbajtur parasysh sa e sa pengesa në këtë rrugë,  ata të FBI besojnë  se do të vazhdojë të formulohet padija”.

Veritas.com.al/