Nga Austria vjen një propozim per pushime për Matteo Salvinin. Partia FPÖ që i ka ofruar Ministrit të Brendshëm një mundësi të re për pushimet e tij te ardhshme

Cilën mundësi? Wels, qytet  austriak me 58 mijë banorë, e dyta për popullsi e Landit të Austrisë së Sipërme, pas Linzit. Zëvendësguvernatori Manfred Haimbuchner dhe kolegu i partisë Andreas Rabl, kryebashkiaku i Wels, kanë konfirmuar se “Salvini është shumë i mirëpritur në Wels”.

Oferta arrin për të “ngushëlluar” legistin pasi ishulli spanjoll i Majorkes e ka shpallur atë “person të padëshiruar”. Për te vendosur këtë ishte organi më i lartë përfaqësues i ishullit më të madh të Balearit,qe në seancë plenare donte të dënonte në mënyrë simbolike politikën e vendosur nga Ministri i Brendshëm në temën e emigracionit.

Në tekstin e miratuar unanimisht nga asambleja lexohej se Majorka dënon “mungesën e garancive në përputhje me të drejtat e njeriut të ofruara nga politikat e migracionit evropian”. I interesuari i drejtpërdrejtë në Facebook kishte reaguar me një ironi të forte: “Nuk jam i mirëpritur? Kujt I behet vone! Pushimet e mia i bej në Itali “.

Kush e di nëse tani do të marrë në konsideratë edhe hipotezën austriake.

Veritas.com.al/