Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe homologu i tij italian, Sergio Mattarella ditën e Enjte shënuan hapin e parë në përkujtimet e 500 vjetorit që kur Leonardo da Vinci vdiq në Francë, duke paraqitur respektet e tyre për gjeniun e Rilindjes. Me këtë rast ata shfaqen unitetin mes dy vendeve pas muajve nën tension diplomatik.
“lidhjet mes dy vendeve tona dhe qytetarëve tanë është i pathyeshëm”, tha MAcron pasi të dy burrat arritën në Clos Luce, shtëpoia saraje shumë e kushtueshme ku Leonardo kaloi tre vitet e fundit të jetës së tij.
Mattarella dhe Macron, që ishin të shoqëruar nga gruaja e presidentit francez Brigitte, e filluan vizitën e tyre në kështjellën mbretërore në Amboise, ku krerët e shteteve vunë kurora mbi varrin e Leonardos.
Lideri italian e nisi ditën e tij duke vizituar rrënojat nga zjarri në katedralen Notre Dame në Paris.
Veritas.com.al/