Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi pas njoftimit të Francës se në shtator do ta njohë Palestinën.

Përmes një deklarate në platformën X, ai e dënoi fuqishëm këtë qëndrim të Parisit.

“Ne e dënojmë fuqishëm vendimin e presidentit Macron për të njohur shtetin palestinez pranë Tel Avivit pas masakrës së 7 tetorit. Një veprim i tillë shpërblen terrorizmin dhe rrezikon krijimin e një ndërmjetësi tjetër iranian, ashtu siç është bërë Gaza. Një shtet palestinez në këto kushte do të ishte një trampolinë për shkatërrimin e Izraelit – jo për të jetuar në paqe pranë tij. Të jemi të qartë: palestinezët nuk kërkojnë një shtet pranë Izraelit; ata kërkojnë një shtet në vend të Izraelit”, shkroi Netanyahu.

Macron tha se Franca do ta njohë zyrtarisht Palestinën në muajin shtator, si pjesë e një iniciative në Kombet e Bashkuara.

“Është e domosdoshme të ndërtohet shteti i Palestinës, të sigurohet qëndrueshmëria e tij dhe t’i mundësohet që, duke pranuar demilitarizimin dhe njohjen e plotë të Izraelit, të kontribuojë në sigurinë e të gjithëve në Lindjen e Mesme. Nuk ka alternativë tjetër. Populli francez dëshiron paqe në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *