Parlamenti Francez ka kaluar një ligj që ndalon sjelljet e ashpra mbi fëmijët në shtëpi. Në këtë mënyrë numri i vendeve që ndalon këto sjellje ndaj fëmijës, bëhet 52. Në këto sjellje bëjnë pjesë prekjet fizike, fjalët e ashpra ose fyese deri edhe puthja e fortë e fëmijës.

Ligji i ri që hyn në fuqi në vitin 2917, ndalon “çdo egërsi, çdo ndëshkim poshtërues ose degradues, duke përfshirë edhe dhunën psikologjike” në shtëpi.

Me këtë ligj që kaloi Parlamenti, Franca i bashkohet një liste të gjatë vendesh që ndalojnë sjelljen brutale ndaj fëmijëve në shtëpi. Të fundit që kaluan një ligj të tillë ishin Mongolia, Paraguai dhe Sllovenia.

Vendimi i Parlamentit të Francës vjen pas një qortimi që kishte bërë Këshilli i Europës në vitin 2015 mbi mungesën në Francë të një ligji specifik mbi “ndalimin e ndëshkimit fizik, duke përfhirë edhe shpullat dhe qortimet, si një paragraf i Artikullit 17 të Kartës Europiane për të Drejtat Sociale”.

/Veritas.com.al/