Qeveria franceze k pranuar dështimin e mundshëm të sigurisë ditën e  Hënë. Një gangster I njohur e famëkeq ka përdorur një helikopter për të manifestuar skenën e dytë të një krimineli që thyen burgun dhe arratiset- i frymëzuar prej filmit “Scarface”.

Arratisja e fundit dramatike nga Redoine Faid, I cili kishte disa dënime për grabitje me armë, ka lënë autoritetet franceze të turpëruar, dhe është vënë në kërkim duke angazhuar rreth 2,900 oficerë me qëllim që ta zbresin helikopterin në tokë.

46 vjeçari, një tifoz I kinemasë, kishte çarë burgun afër Parisit bashkë me dy bashkëpunëtorë që përdorën bomba tymuese, me mjete çarëse në këndet e mureve dhe e dërguan atë te helikopteri që e priste.

Ministre e Drejtësisë, Nicole Belloubet tha për Radion ‘Europe 1’’ se kishte nisur një ekip inspektorësh në burg “për të parë nëse masat e sigurisë ishin me defekte, me qëllim që të korrigjohen”.

Ajo pranoi se Faid ishte larguar nga i njëjti burg shumë kohë më parë, duke dhënë pamjen e të arratisurit serial; por ajo tha se kishte shpallur reformimin e burgut.

Dy bashkëpunëtorët rrëmbyen helikopterin ditën e Dilë duke pozuar si student të një shkolle fluturimi, ku detyruan instruktorin që t’i çonte me helikopter drejt burgut.

Veritas.com.al/