Policia në Francë ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit që demonstronin për herë të dytë në fund- javë kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Përplasja ndodhi në Champs-Elysées. Kordoni i forcave të sigurisë ishte vendosur në pjesët më delikate të qendrës së kryeqytetit Francez.
Rreth 280, 000 vetë morën pjesë në protestë në 2000 pika në të gjitha qytetet e Francës, sot e shtune.
Organmizatorët e quajtën protestën e fundit si “akti dy” në fushatën e tyre.
E njohur si “xhaketat e verdha”, pasi arritën një shikueshmëri të lartë, protestuesit kundërshtojnë rritjen e çmimit të diezelit.
Veritas.com.al/