Presidenti Francez Emmanuel Macron tha të Mërkurën se ai nuk do ta njohë shtetin e Palestinës si një shtet i pavarur. Kjo erdhi si një reagim i deklaratës së presidentit Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, raportoi Breitbart.

“Nuk do të marr ndonjë vendim si reagim i ndonjë vendimi”, iu tha Macron reporterëve në përgjigje të pyetjes së bërë nga gazeta ‘Times of Israel’ mbi njohjen e mundshme të shtetit të Palestinës.

Komenti u bë gjatë momentit kur po bënin foto nga takimi me kryeministrin Benjamin Netanyahu, para takimit me dyer të  mbyllura në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Takimi zgjati afërsisht një orë.

Disa shtete Europiane po venë në peshore nëse duhet ta njohin shtetin e pavarur të Palestinës apo jo. Ata po planifikojnë zhvendosjen e ambasadave në Jerusalem, sipas modelit të Trump. Mes këtyre janë Belgjika, Luksemburgu, Irlanda dhe Sllovenia.

Veritas.com.al/