Raundi i dytë i zgjedhjeve Presidenciale për 2017, mbaron sot me garën që zhvillohet mes dy alternativave: Globalizëm dhe multikulturalizëm, apo sovranitet dhe anti- emigracion masiv.

Të dy kandidatët i shpalosën qëndrimet e tyre gjatë raundit të parë: Marine Le Pen si anti- emigracion masiv dhe Emmanuel Macron si globalist. Mbi idetë e tyre kandidatët janë përballur me punëtorët në qytetin Amiens ku ka lindur Macron dhe në debatin televiziv “Live” në fillim të javës.

Marine Le Pen mbron idenë e rritjes së sovranitetit për Francën dhe për vetë atë, dhe le të nënkuptohet se do të largohet nga Bashkimi Europian dhe nga monedha evropiane.

Sondazhet e fundit e tregojnë Macron në kryesim me 63 për qind ndaj Le Pen që ka 37 për qind- sipas parashikimeve.

/Veritas.com.al/