(FOTO: Bernard Cazeneuve, që sot kryeministër i Francës)

Bernard Cazeneuve është zyrtarisht që nga ora 16:00 e kësaj të marte kryeministri i Francës për pesë muajt e fundit që do të mbyllin mandatin pesëvjeçar të Hollande në presidencën franceze

Programi i Bernard Cazeneuve: “Të Mbrojmë, të përparojmë, të përgatisim të ardhmen”

“Ne na duhet të përgatisim të ardhmen. Ju keni hapur shumë kantiere në fushën e kërkimit, të zhvillimit të qëndrueshëm. Të mbrojmë, të përparojmë, të përgatisim të ardhmen. Ja çfarë do të provoj të bëj me modesti në vazhdimësi të asaj çka ju keni bërë, Manuel Valls. Do ta bëj me një busull të vetme. Atë busull që të jep forcë. Kjo busull mban një emër: sensin e shtetit”, ka deklaruar kryeministri i ri Bernard Cazeneuve.

Bernard Cazeneuve i bën nderin Manuel Valls-it

“Në momentin kur po largoheni për etapa të tjera të jetës suaj publike dhe politike, dua t’ju them se deri në ç’pikë kam qenë i nderuar që kam shërbyer nën drejtimin tuaj si kryeministër. Ne asistuam tragjeditë e atentateve dhe pamë se populli ynë, në këtë sprovë qëndroi në këmbë. Ne pamë se për çfarë qenë të aftë forcat tona të sigurisë së brendshme dhe ushtarakët tanë. Dua t’ju them se këto sprova që i kaluam së bashku e bënë dashurinë për vendin tonë më të fortë”, deklaroi Bernard Cazeneuve. 

“Ju jeni një mik, ju jeni një vëlla”, i tha Valls-i Cazeneuve-ës

“I dashur Bernard Cazeneuve, ju e keni bërë zakon tashmë të më zëvendësoni. Nisem i qetë sepse e di se çfarë më duhet të bëj por e di që këtu është një burrë shteti. Ju jeni një mik, ju jeni një vëlla. Eshtë e rrallë në politikë të mund të mbështetesh në burra me cilësitë tuaja”, i tha Manuel Valls-i Bernard Cazeneuve-ës.

/Veritas.com.al/