Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë rekurset e paraqitura nga ish-kreu i Eliseut. Akuza ka të bëjë me përpjekjen per korrupsion te 2014 në dëm të Gilbert Azibert
Ish presidenti francez Nikolas Sarkozi do t’i nënshtrohet një procesi për korrupsion.
Lajmi, i cili u raportua gjithashtu nga agjencia Agi dhe që bazohet në atë që është zbuluar nga disa burime, rrezikon të shkaktojë jo pak trazira. Mbi të gjitha, sepse është hera e parë, të paktën në krahasim me kohët e fundit, se një rast i këtij lloji duket të përfundojë duke përfshirë një person që ka mbajtur postin më të lartë institucional dhe politik në Francë.
Disa zëra kishin qarkulluar kohë më parë për supozim te financimeve të paligjshme të marra nga Libia në funksion te zgjedhjeve presidenciale. Tani,ngjarja ka të bëjë me diçka tjetër: bëhet fjalë për nje tentativë te supozuar, te nxjerre ne shesh rreth pesë vjet më pare, dhe e prirur – siç thuhet nga agjencia e cituar – “per të marrë informata sekrete nga Azibert në kontekstin e një procedimi lidhur me konfiskimin e ndërmarrjeve te tij ne çështjen Bettencourt ”. Do të jetë e nevojshme të verifikohet me kalimin e kohës, sidomos në orët e ardhshme, por duket se procesi për korrupsion për ish-banorin e Elysée,Nicolas Sarkozy, mund të fillojë gjatë verës.
Veritas.com.al/