Kandidati Francez për president, François Fillon, i zënë në pozita të ngushta, ak thënë se në qoftë se heq dorë nga gara, ose në qoftë se eliminohet në raundin e parë, mbështetësit e tij do të votojnë për Marine Le Pen për President.

Duke folur para mbështetësve të tij në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat ndaj gruas së tij për një përzierje në skandale financiare, ish garuesi numër një Fillon tha se do të nxiste shumë votues të tij që të votonin për Marine Le Pen të Frotit Nacional se sa për kandidatin pro BE, Emmanuel Macron.

“Në qoftë se nuk o të mund jem kandidat, a mendoni se Emmanuel Macron do të mundë Marine Le Pen?”pyeti reporterët kandidati Republikan. “Jo, votat e mija do të shkojnë direkt te Madame Le Pen”.

Zonja  Le Pen vazhdon të mbajë kryesimin sipas polleve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale; edhe pse pollet thonë se ka gjasa që të humbë në raundin e dytë.

/Veritas.com.al/