Prokurorët në Zvicër i thanë BBC-së se po investigojnë Franz Beckenbauer, legjendë e futbollit Gjerman, si pjesë e akuzave për korrupsion.
Në Mars, trupa botërore e futbollit, Fifa, filloi vëzhgimin në për 6 persona që i dhanë të drejtën Gjermanisë për të mikpritur Kupën e Botës 2006.
Prokurorët e Zvicrës thone se e kanë shpallur investigimin, që lidhet me Fifa.
Zoti Beckenbauer, që kryesoi ofertën gjermane, i ka mohuar akuzat për korrupsion
Tetorin e kaluar ai tha se kishte bërë “gabim” në paraqitjen e ofertave, por mohoi se votat ishin blerë.
Gjermania mundi Afrikën e Jugut 12 me 11 në votimin e korrikut 2000.
Spiegel, revistë gjermane raportoi sot, e Enjte, se hetuesit u përqendruan në pagesat e bëra prej 2002-2005 tq cilat kapin shifra më shumë se 10milionë franga Zvicerane (£7.7m; $10.2m).
Detaje të mëtejshme pritet të bëhen të ditura nga Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, sot e Enjte.
Nuk është bërë akoma e njohur sa zyrtarë të futbollit po hetohen në Zvicër. Në Mars ishte thënë se po hetohen nga Fifa anëtarët e Komitetit të etikës.
(BBC- Veritas.com.al)