Të dy qeveritë, e Serbisë dhe e Kosoves kanë mbledhur Këshillat përkatëse të Sigurisë, si gatishmeri ndaj njera tjetres.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar dje se ‘nëse Serbia i kthehet Kosovës, ne nuk ndalemi deri në Nish”. Deklarata ‘për pushtimin’ e Serbisë e bërë nga lideri kosovar është shoqëruar sot nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Oliver Ivanovi. Por rreth deklaratës ka reaguar sot presidenti i Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, po mban në këto çaste konferencë për media lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovqit mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Vuciq ka shfrytëzuar rastin që në këtë konferencë t’i kundërpërgjigjet Kadri Veselit rrethe deklaratës së tij se ‘nesë Sërbia i kthehet sërish Kosovës, nuk ndalemi deri në Nish”, raporton Express.

Presidenti serb ka thirrur konferencë për media pas zhvillimeve të 24 orë të fundit. Fillimisht ai ka komentuar deklaratën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili dje në Recak tha se ‘nëse kthehet Serbia në Kosovë, nuk ndalemi deri në Nish’.

Vuciq e ka quajtur Veselin “Zoti i Kosovës”, ndërsa thotë se ai në Nish mund të shkojë vetëm si turist.

“Është çmenduri të negoiciosh në këtë pikë, kur ka kërcënime çdo ditë në Kosovë. Veseli ka thënë se shqiptarët nuk do të ndalen deri në Nish dhe ne e kemi kuptuar mirë këto kërcënime, si dhe heshtjen e atyre që është dashur të reagojnë në sekondë”, ka thënë Vuciq.

Ai po ashtu pati edhe një mesazh për kryeparlamentarin Veseli.

“Mesazhi ynë për Veselin është se ai nuk do të vijë deri në Nish dhe këtë qytet ai mund ta vizitojë vetëm si turist”, ka shtuar ai.

Presidenti serb foli për vrasjen e liderit të iniciativës “Liri, Demokraci, Drejtësi”, duke thënë se do të kërkojë që në hetimet për vrasjen të përfshihet edhe Serbia.

Ndryshe, menjëherë pas vrasjes së Ivanovicit, Serbia ndërpreu bisedimet me Kosovën në Bruksel, ku po qëndrojnë ekipet e të dyja palëve.

Mëngjesin e sotëm, Ivanoviq po shkonte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një makinë në lëvizje. Ishin katër plumba fatalë për kreun e iniciativës qytetare SDP në Veri.

Derisa po transportohej për në spital, Ivanoviq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në sallën e operacionit ai u fut pa shenja jete.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e dorasit.

 

Veritas.com.al/