Demokratët duket se kanë vendosur që të mbrojnë me trup ish-kryeministrin Sali Berisha teksa futet për të mbajtur “Foltoren” e Tropojës.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, truprojat por edhe miqtë e tij të afërt janë mbledhur duke u kapur dorë më dorë për të krijuar një tunel ku kaloi Berisha.

Ndërkohë që lideri historik i Partisë Demokratike futej në sallë, në sfond dëgjohet qartë daulle por edhe fishekzjarrët që hidheshin për të.

Mesa duket tropojanat kanë shkelur edhe ligjin për të nderuar ish-kryeministrin, pasi mjetet piroteknike janë të ndaluara prej disa vitesh.

Berisha i cili rikthehet pas shume vitesh ne vendlinje ne Tropoje, nuk ka neglizhuar masat e sigurise, pasi shopeshere eshte akuzuar nga familja e Fatmir Haklajt se ka gisht ne vrasjen e 4 vellezerve.

Pikerisht ne qytetin e Bajram Currit e ka zanafillen perplasja e Berishes me familjen e Haklajve, teksa ne mitingun e qershorit 1997 pati nje perplasje me njerin nga vellezerit, Shkelqim Haklajn, per te cilin Berisha eshte degjuar duke thene “merreni e ma sillni ne Tirane, urgjent”.

Acarimi i Berishes erdhi per shkak se Haklaj kundereshtoi deklaratat e Berishes dhe ish presidenti e akuzoi per prishje te mitingut elektoral.