Fran Frrokaj është larguar në mënyrë paqësore nga detyra e kryebashkiakut të Lezhës.
Demokrati nuk hyri në zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke respektuar vendimin e opozitës, ndërkohë që kryebashkiak i ri i Lezhës është zgjedhur Pjerin Ndreu.
Në mbledhjen e fundit në bashki, Frrokaj se largimi i tij nuk do të shoqërohet me protesta sepse nuk dëshiron të baltosë 16 vite punë që ka realizuar në atë institucion.
Frrokaj ka theksuar gjithashtu se i vjen keq për situatën e rënduar ku ndodhet vendi ynë.
“Shqipëria nuk e meriton të ndodhet në këtë situatë”, është shprehur ai.
Nesër, e mërkure, pritet që Pjerin Ndreu të betohet si kryebashkiak i ri i Lezhës.
Veritas.com.al/