Koment/

Dy partitë e opozitës (PD dhe LSI) që kanë humbur pushtetin njëra në vitin 2013 dhe tjetra në vitin 2017, kanë dalë përsëri sot në protestë ‘kombëtare’ në kërkim të pushtetit. Ato kanë ftuar militantët e tyre për të kërkuar largimin e qeverisë Rama në bulevardin e madh të kryeqytetit.

Në mes të shiut që nuk pushoi, mbuluar me ombrella dhe me sloganin ‘Rama ik’, u vendosen në bulevard që në ora 18.30.

Ditën e shtune skalionet e dhunës të të dy partive ushtruan terror në mes të kryeqytetit, që nga ora 18.00 deri pas mesnate.

Para se të niste protesta e sotme, kancelaritë e Perëndimit (SHBA dhe BE) kërkuan nga liderët e partive që të shmangin dhunën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu drejtuan me emër liderit të PD, Basha dhe liderës së LSI, Kryemadhi, që të mos lejojnë dhunë.

Në të njëjtën linjë me  Shtetet e Bashkuara reaguan edhe Bashkimi Europian, OSBE, shtete të veçanta europiane si Itali, Gjermani, Britani, Francë… Të gjithë me një zë kërkuan që të ruhet nderi i protestës duke mos rënë në dhunë.

Me sa duket para se të bënin deklarata publike, fuqitë perëndimore kishin folur fjalën e fundit me liderët që prej kohësh thonë se nuk e njohin Europën dhe as Amerikën.

Squllja e liderëve ‘luftarakë’ të opozitës u duk që në momentin kur ata dolën para publikut dhe deklaruan se ‘kurrë nuk kemi qenë me dhunën’. Megjithëse kjo e pavërtetë u tha publikisht, e rëndësishme është që para ‘ushtrisë’ së dhunës liderët deklaruan ‘dorëzimin’.  Mediat shkruan se opozita po bën vetëqortimin për dhunën e ushtruar ditën e shtune.

Me gjithë thirrjet e Perëndimit, ushtruesit e dhunës të opozitës nuk mund të kontrolloheshin; ata ishin bërë gati për dhunë të egër. Por nuk arritën të bëjnë atë që kanë bërë gjatë ditëve të fundit, duke djegur qytetin dhe sulmuar me armë molotov institucionet dhe policinë.

Orët e fundit të protestës nisën bombat me tym dhe gjuajtja em gurë, ku edhe u plagosën disa policë.

Veritas.com.al/