Policia ka njoftuar se që në mëngjes disa persona kanë marrë peng një burrë në Velipojë.
Shkaku i pengmarrjes është një borxh i pashlyer i pengut ndaj pengmarrësve, prej 4 mijë euro. Ky është një banor i qytetit të Shkodrës, për të cilin Policia nuk jep detaje më shumë.
Akti i pengmarrës është pikasur nga Policia në momentin kur pengmarrësit po kalonin në rrugën automobilistike të Velipojës dhe nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për t’u ndaluar.
Po negociohet mes Policisë dhe pengmarrësve për lirimin e personit që kanë izoluar.
Veritas.com.al/
UPDATED:
Mësohet se Policia ka bërë të mundur që pengmarri të lirojë pengun. Ai është Dode Gj., ndërsa pengu është Pjetër Narka. Të dy ndodhen në duar të Policisë