Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, sapo ka mbërritur në çadrën e protestuesve për të dhënë mesazhin se “protesta nuk do të mbarojë derisa të arrijë qëllimin e zgjedhjeve të lira”.
Deklarata e Bashës u bë me një përshpejtim, pasi i ardhuri nga BE, Knut Fleckeinstein mbajti qëndrim pro- qeveritar duke thënë se “punët zgjidhen në parlament”.
Kryetari i Opozitës ka dhënë garanci se nuk do të ketë asnjë hap prapa. Kjo është e sigurt- tha Basha. “Gjërat po ndryshojnë, çfarë është sot nuk është nesër”- tha Basha.
/Veritas.com.al/