Një zjarr shumë i madh ka rënë në Tepelenë.

Sipas dëshmitarëve dhe forcave të Policisë që ndodhen në vendngjahrje, rrezikohet të digjet Spitali i Qytetit, një lagje e tërë “15 Shtatori” dhe të goditen depot e Ujit.

Drejtori i Emergjencave, Shemsi Prençi, thotë për median se jane derguar forcat zjarrfikese dhe sherbimet e gatshme per te evituar rrezikun.

Televizioni abc news sjell lajme nga vendngjarja.

Gazetari Hugert Sako i Abc News raporton se zjarri ndodhet në një zonë malore dhe është shumë e vështirë që të arrijnë zjarrfikëset, prandaj po kërkohet ndihmë nga ajëri.

Zjarri i përmasave shumë të mëdha ndodhet vetëm 100 metra në distancë nga banesat e qytetit dhe nga spitali.

Deri tani nuk ka mbërritur as helikopteri dhe as zjarrfikëset. Por zoti Prenci thote se eshte e pamundur perdorimi i helikopterit

Thuajse të gjithë banorët e qytetit kanë dalë nga shtëpitë dhe vështrojnë zjarrin- thjotë korrspondenti. Zjarri ka nisur para 2 orësh në përmasa të vogla, por neglizhenca e la që të arrinte në këto përmasa.

Tani është frika e vërshimit të erës që do të përhapë zjarrin.

(Vijon)