Tre persona janë vrarë në të shtënat në një tram në qytetin holandez të Utrecht, tha sot kryetari i Bashkisë i qytetit.
Nëntë persona të tjerë janë plagosur në këtë incident që policia ka thënë se është një ‘akt terrorist’.
Policia po kërkon për një turk 37 vjeçar i quajtur Gokmen Tanis dhe ka paralajmëruar qytetarët që të mos i afrohen.
Shkollat janë mbyllur dhe masat e sigurisë janë rritur, ndërsa policia anti- terrorizëm po punon për të gjetur personin e armatosur.
“Nuk mund të përjashtojmë motivet terroriste”, tha koordinatori anti- terrorizëm i Holandës, Pieter-Jaap Aalbersberg gjatë një konference shtypi të hënën.
“Ka ende plot gjëra të paqarta mbi këtë pikë dhe autoritetet lokale po punojnë fort që ët sigurojnë të gjithë faktet”, tha zoti Aalbersberg said.
Ai shtoi se janë dëgjuar disa të shtëna në ‘disa lokacione’, por nuk tha se ku pikërisht kanë ndodhur.
Veritas.com.al/