Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja shprehet se reshjet e shiut dhe të dëborës do të nisin mbrëmjen e së premtes. Të shtunën do të ketë dëborë të dendur në verilindje dhe juglindje, ndërsa në Ultësirën Perëndimore priten reshje shiu. Temperaturat shkojnë deri në -5 gradë.
“Territori shqiptar nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht pjesërisht zonat qendrore. Shtohet intensiteti i reshjeve në pjesën e dytë të ditës. Gjatë natës, do të ketë rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore. Rikthehen sonte në mbrëmje reshjet e dëborës në të gjithë zonën malore, për shkak se temperaturat megjithëse janë rritur, në zonat malore mbeten -1 gradë. Parashikohet që e shtuna të jetë e paqëndrueshme, ku do të kemi reshje të dendura dëborë në verilindje dhe juglindje të territorit, si dhe reshje shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore. Termometri zbret në -5 gradë në verilindje, në -3 apo -4 në zonat e juglindjes. Ulet termometri në vlerat maksimale për shkak se nuk do të kemi kthjellime deri në 12 apo 13 gradë. E diela dobëson djeshëm reshjet. Do të mbeten vetëm në skajin verior, megjithatë do të jetë një ditë e ftohtë. Termometri do të zbresë në -6 apo -7 në zonat e thella malore dhe maksimalet jo më shumë se 12 gradë celcius.“, u shpreh ajo.
Komente