Sot, gjate nje daljeje publike, kryetari i PD, Basha, ka mahnitur njerezit me ate qe ka thene. Ai ka deklaruar se nje ne tre shqiptare eshte i uritur. Ne fakt kjo nuk ka ndodhur as ne vitet e ‘zisë për bukë’, qe korespondojne me vitet e para te pas Luftes se Dyte.

Por per te arsyetuar me nga afer, duhen marre tre njerez, banore te vendit tone, dhe duhen pyetur se cili prej te treve eshte i uritur. MArrim Lulin, Moniken dhe Ilirin…

Megjithate Luli ka bere punen e vet  duke eksperimentuar te njerez non- ekzistente:

Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se 1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot mjaftueshëm ushqim për të jetuar, ndërkohë që sa i takon situatës së pandemisë Covid-19 tha se numri i rasteve është shtuar e ndërsa i testimeve ka rënë.

Qindra qytetarë se bëjnë dot testin e  Covid-it edhe pse kanë nevojë, të tjerë s’kanë mundësi financiare. 1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot ushqim të mjaftueshëm. Situata është rënduar tani që e dimë që qindra kryefamiljarë kanë humbur vendin e punës. Bizneset në prag falimentimi. S’do lodhem së përsërituri që shteti shqiptar të kryejë detyrimin ndaj taksapaguesëve dhe të vërë në lëvizje fondet. Mbështetje e sistemit shëndetësor, Shqipëria me vendin më të ulët në Evropë. Paratë janë, por vidhen në vend që të shkojnë për teste. Numri i rasteve është shtuar dhe numri i testimeve ka rënë. Krim”, deklaroi Basha. 

VERITAS.COM.AL/