Skuadra e Skënderbeut nga Korça është dënuar rëndë nga Federata Shqiptare e Futbollit

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ndëshkime të rënda për skuadrën e Skënderbeut.

FSHF ka zbuluar se klubit korçar i është hequr titulli kampion për edicionin 2015-2016, pasi ka dal fajtor për trukim  të ndeshjeve.

Njëkohësisht, korçarët janë ndëshkuar me 20 milionë lekë gjobë si dhe i janë hequr 12 pikë nga renditja e sezonit të kaluar, që gjithsesi nuk e largojnë ekipin korçar nga Europa.

Veritas.com.al/