
TIRANË- Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH).
Ata u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin kriteret pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre. Aktualisht në garë mbeten 7 kandidatë.
Nuk dihen ende emrat, të cilët janë skualifikuar, por ABC News rendit më poshtë emarat që kanë shprehur interes për këtë post.
Lista me 13 kandidatët”
-Andi Pogaçe, Prokuror Fier, aktualisht këshilltar në KLP
-Artur Beu, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.
-Astrit Halilaj, ish prokuror i Shkodrës
-Elton Kërluku
-Gentian Ndoi, aktualisht ai mban postin e drejtorit të krimit ekonomiko-financiar në Departamentin e Policisë Kriminale.
-Gentjan Shehaj, Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Kordinimit dhe Sigurimit të Cilësisë , në Akademinë e Policisë, në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. (Ishte pjese edhe e gares per drejtor te Pergjithshem)
-Gledis Nano, ish Drejtor i Pergjithshem i Policise.
-Haki Çako, -ish Drejtor i Policise se Shtetit. Aktualisht Drejtori i Pergjithshem i Agjencise Kombetare te Mbrojtjes Civile,
-Joni Keta
-Maoricio Sheldija, inspektori i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore).
-Marinela Pilinçi, oficer i policise giyqesore në Seksionin e Policise Gjyqësore te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
-Miklovan Kanani
-Nevrus Ndregjoni, oficer i Policisë Gjyqësore të Seksionit tê Policisë Gjyqësore te Prokurori isë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Puna dhe roli i BKH-së
Veprimtaria e Byrosë Kombëtare të Hetimit bazohet në një shërbim të specializuar të policisë gjyqësore që realizon parandalimin, zbulimin, hetimin, dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, nëpërmjet hetimit proaktiv, aplikimit të teknikave speciale të hetimit, aplikimit të sistemeve, databazës, analizës dhe inteligjencës, mjeteve të teknologjisë së informacionit si dhe forcimin e masave që synojnë rritjen e parametrave të sigurisë ne vend.
Komente