Drejtuesi politik i PD, Gazmend Bardhi është konfliktuar me policinë në Elbasan, dy ditë pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Një kontroll i makinave nga policia , u bë shkak i tensionimit të situatës.

Bardhi siç shihet dhe në video u thotë efektivëve: “Për çfarë ke ardhur në shtabin tim, makina është pastër. Dua proces verbal, ti ke ardhur në shtabin tim, jo unë, pse ke ardhur këtu. Ju urdhërojnë bandat”.

Kujtojmë se dy ditë më parë nga një konflikt mes mbështetësve të PD dhe PS mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, nga Arbër Papleka dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre një efektive policie.

VERITAS.COM.AL