Një gazeta pro-qeveritare Turke të premten e ka paraqitur kancelarin Angela Merkel, në faqen e parë të saj, të veshur me uniformë të Nazizmit sipas modelit të Hitlerit dhe me mustaqe si Hitleri. Poshtë pikturës e etiketojnë liderin gjermane si “Ajo është Hitleri’. Kjo ndodh në mes të luftës së hidhët të deklaratave mes Ankarasë dhe Berlinit.
Gazeta e përditshme “Gunes” (Dielli) e krahut të djathtë e stilit tabloid ka prntuar një foto në të cilën shkruhet në gjermanisht: “#Frau Hitler” duke e quajtur Merkel një “hallë e shëmtuar”.
/Veritas.com.al/