Policia e Kosovës ka konfirmuar për Koha.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00. Pas goditjeve fizike që ka pësuar gazetarja e njohur dhe ‘problematike’ e Kosovës, ajo është sjellë në QKUK nga bashkëpartiakët e saj.

Siç është njoftuar’ gazetarja ‘e fortë’ ditët e fundit iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës  të Thaçit, si anëtare dhe nëpunëse e lartë e partisë.

Njoftohet se anëtarja e re e PDK-së, gazetarja e njohur në Kosovë, Arbana Xharra, është në gjendje stabël pas rrahjes në orët e para të së shtunës para banesës së saj në Prishtinë.

Gazetari i portalit Koha.net ka shkuar në QKUK dhe sipas informatave që ka marrë aty, mësohet se gjendja shëndetësore e Xharrës është stabël..

Interesimit të gazetarëve ajo i është përgjigjur se nuk mund të flasë në këto momente, por se do të deklarohet gjatë ditës.

Koha.net ka publikuar fotografi nga gjendja aktuale e Xharrës.

/Veritas.com.al/