Është konsideruar jo vetëm një humbje, por edhe një dhimbje e madhe humbja e gazetares së njohur në Fox News, në moshën 55 vjeç. Ajo vdiq në betejën kundër kancerit.

Buttner është punësuar në Fox News para 15 vjetësh. Ishte graduar në Universitetin Harvard dhe dhe në degën e studimeve Rhodes të Universitetit Oxford.

Duke transmetuar lajmin për vdekjen e Buttner, kolegët e formuluan kështu lajmin:

“Po raportojmë një lajm rishtues… kolegia jonë dhe mikja ime Brenda Buttner ndërroi jetë sot. Ajo luftoi heroikisht kundër kancerit. RIP Brenda. Ne do të na mungosh”, shkroi kolegu i saj Eric Bolling.

Miqtë e Buttner dhe kolegu i afërt Neil Cavuto e çmoi gazetaren Buttner për qajse të mençura në punën e saj.

“Më lejoni tu them se Brenda Buttner na bëri ta duam punën me shpirt”- tha ai.

/Veritas.com.al/